Malet shqiptare nė Maqedoni

Post new topic   Reply to topic

View previous topic View next topic Go down

Malet shqiptare nė Maqedoni

Post  Admin on Mon Dec 31, 2007 1:34 pm

Nė Luboten nė 2496 metra lartėsi

Aty ku goditi Varka e Noes

Tė ngjitesh nė majėn e Lubotenit, nuk e prek qiellin vėrtet, por mund ta shohėsh gjysmėn e Kosovės dhe njė pjesė tė Maqedonisė. Pas njė udhėtimi disaorėsh, tėrė djersė e dihatje, shijojnė bukuritė e panoramave qė ofron kjo pikė. Nė agim, thonė se mund tė shihet edhe Sofja, por pak kush e ka parė kryeqytetin bullgar nga maja e Lubotenit, varėsisht nėse vizitorėt kanė pasur fat me motin...


Kushdo qė nuk ngjitet sė paku njė herė nė majėn e Lubotenit, ka lėnė pa pėrjetuar njė nga kėnaqėsitė mė tė veēanta nė jetėn e tij. Kėtė e thonė tė gjithė, alpinistė e sportistė, dashamirėsit e natyrės, aventurierė apo qytetarė tė zakonshėm, “qė kanė parė botėn” nga njėra prej majave mė tė larta tė Kosovės.




Maja hijerėndė, me kokėn shpesh tė futur ndėr re e mjegulla, pjesė e peizazhit tė pėrditshėm pėr banorėt e Kosovės juglindore, bėn pjesė ndėr tregime e fantazi tė pleqve e tė fėmijėve.
Pleqtė tregojnė se njėherė moti, kushedi kur, nga maja e Lubotenit desh shpėrtheu uji qė do ta merrte tėrė Kosovėn. Por u ēuan banorėt, nga ishin e nga nuk ishin dhe zunė grykėn e burimit me lesh dhensh.

Por, s’ėshtė vetėm kjo. Legjenda pėr Varkėn e Noes, nga banorėt vendės lidhet edhe me majėn e Lubotenit. Kur varka goditi majėn, Noe nxori shpatėn dhe e preu nė disa vende. Prandaj malet afėr Lubotenit, janė me maja si tė prera me shpatė, tregojnė pleqtė.

Ndėrsa fėmijėt kanė njė tregim tjetėr. ”Baca Isė ishte ngjitur nė majė, por vetėm pėr njė pėllėmbė nuk e kishte prekur qiellin”, thonė ata.

Tė ngjitesh nė majėn e Lubotenit, 2.496 metra tė lartė, nuk e prek qiellin vėrtet, por mund ta shohėsh gjysmėn e Kosovės dhe njė pjesė tė Maqedonisė. Shkupi, Tetova, Kaēaniku, Ferizaj dhe Rrafshi i Kosovės deri afėr Prishtinės, duket si nė pėllėmbė tė dorės.

“Ke pėrshtypjen sikur gjendesh mbi kurrizin e njė kali tė madh e tė palėvizshėm, ndėrsa mijėra metra poshtė teje shtrihen qytete, fshatra, fusha e male. Ėshtė njė bukuri madhėshtore dhe si ēdo bukuri e tillė, ėshtė ngapak e frikshme. Tė frikshme janė pėrmasat kolosale tė atyre kodrave, honeve e humbėtirave. Pas ēdo qėndrimi nė majėn e Lubotenit, ėshtė e pamundur tė mos e shohėsh ėndėrr natėn vijuese. Ndihesh si nė njė anije qė lėkundet orė e ēast nė hapėsirėn e pamasė”.

Ky ėshtė tregimi mė i shpeshtė i vizitorėve tė majės sė Lubotenit. Por maja e Lubotenit mė sė shumti vizitorė pret mė 2 gusht, nė ditėn e Aligjynit. Popullata e kėtij rajoni e ka ruajtur zakonin e lashtė qė nė kėtė ditė ta pushtojė majen e Lubotenit, si shenjė e shėndetit dhe e mbarėvajtjes sė jetės nė tė ardhmen.

Pas njė udhėtimi disaorėsh, tėrė djersė e dihatje, shijojnė bukuritė e panoramave qė ofron kjo pikė. Nė agim, thonė se mund tė shihet edhe Sofja, por pak kush e ka parė kryeqytetin bullgar nga maja e Lubotenit, varėsisht nėse vizitorėt kanė pasur fat me motin...

Admin
Admin

Posts: 12
Join date: 2007-12-27

View user profile http://dtt-net-shqip.forumotion.com

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


Post new topic   Reply to topic
Permissions of this forum:
You can reply to topics in this forum