[Intervistė] Nga politika nė letėrsi

Post new topic   Reply to topic

View previous topic View next topic Go down

[Intervistė] Nga politika nė letėrsi

Post by Admin on Mon Dec 31, 2007 7:21 pm

Intervistė me shkrimtarin Reshat Sahitaj nga e pėrditshmja Kosova Sot

Sahitaj pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė e la Belgjikėn dhe aktivitetet politike ndėrlidhėse midis Kosovės dhe Brukselit dhe ėshtė vendosur nė vendlindje, pėr t'u pėrqendruar nė letėrsi. Disa kritikė letrar e cilėsojnė atė si shkrimtarin mė tė guximshėm tė kohės i cili me romanet e tija ėshtė duke prekur shumė tema té shoqėrisė kosovare deri mė tash 'tabu' nė letėrsinė shqipe.

Kosova Sot: Pas tėrė veprimtarisė sė gjerė atdhetare nė internacionalizimin e dramės kosovare qė keni zhvilluar dekada tė tėra si e ndieni vetėn nė Kosovė?

Reshat Sahitaj: Ne kohėn kur ne vepronim ishte ėndėrr tė imagjinoje se njė ditė do tė pinim lirshėm kafe nė Prishtinė. Fjalėn e kam pėr atė grup individėsh qė asnjėherė nuk kemi guxuar te vinim ne Kosovė. As ne e as familjet tona, madje as fėmijėt tanė e jo pėr disa tjerė qė ishin nė shėrbim tė okupatorit dhe tė cilėt sot vijnė nga Brukseli dhe shesin mend ne emėr tė patriotizmit dhe pėrhapin dezinformata pikėrisht ndaj patriotėve tė vėrtetė. Kėta spiunė nė shėrbim tė armikut tani shkruajnė libra pėr Enver Hadrin e dikur nuk kanė guxuar tė pinin njė kafe me Enverin. Sido qė tė jetė, bazuar ne kushtet qė kanė qenė para vitit 1999 , imagjinoni 400 mijė forca serbe ne Kosovė e sot asnjė. Vitet e pasluftės janė themelet e para tė shtetėsisė sė Kosovės e qė shpresoj se brenda vitit tė ardhshėm edhe ky proces do tė pėrfundojė nė favorin tonė. Kjo ėshtė lumturia mė e madhe jo vetėm e imja por e shumicės sonė. E them shumicės sepse ende ka individė tė cilėt e kėrkojnė kthimin e okupatorit.


NĖ KĖRKIM TĖ VLERAVE

KOSOVA SOT: Me gjithė kėtė eksperiencė qė keni pse emri juaj mė shumė lakohet nė kulturė se nė politikė?!
Reshat Sahitaj : Ka edhe shumė individė tė tjerė me aftėsi profesionale, tė cilėt nė politikė qėndrojnė anash, siē qėndroj edhe unė. Ka shumė faktorė tė cilėt e determinojnė pjesėmarrjen e njė individi nė jetėn politike, por mė kryesori ėshtė se ne familjen politike qė i takon duhesh tė jesh i dėgjueshėm. Faktori tjetėr ėshtė se ndėr shqiptarėt dominon faktori i inferioritetit dhe i familjarizimit, kėshtu qė inferioriteti nuk lejon njerėz tė menēur e tė aftė, por afron rreth tij familjarėt tė cilėt nuk e kundėrshtojnė dhe servilė tė dobėt tė cilėt pėrkulėn. Qe tė mos kem antagonizma me shokėt e mi tė djeshėm, iu kam kushtuar kulturės.

KOSOVA SOT: Brenda pak vjetėsh keni arritur t’i botoni disa romane dhe sipas kritikėve tanė tė njohur, si Rexhep Qosja e disa tė tjerė, ju jeni njė ndėr shkrimtarėt mė tė guximshėm, sepse tema e juaj vė nė spikamė pėrditshmėrinė kosovare.
Reshat Sahitaj : Shikoni, peridha e realizmit socialist qė ka dominuar edhe ne Kosovė, ka trajtuar temat qė e kanė lavdėruar sistemin e kohės. Kjo rrymė shkrimtarėsh nuk di ndryshe tė trajtojė temen e tyre dhe kėta tani, me po atė avaz shkruajnė pėr Adem Jasharin, Jusuf Gėrvallėn, Enver Hadrin etj, sepse sipas tyre, kėshtu njeriu mbetėt ne histori.

KOSOVA SOT: Po ju keni shkruar pėr Adem Jasharin dhe pėr luftėtarėt e tjerė?
Reshat Sahitaj: Nė secilin roman timin trajtohen trimėritė e luftėtarėve tė lirisė. Unė nuk i glorifikoj heronjtė e mi, por unė hyj nė shpirtin e tyre dhe i trajtoj si trima e jo si heronj qė nuk e vret plumbi i pushkės. Heronjtė e mi kanė shpirt dhe kur u vritet shoku ata qajnė si qan ēdo njeri tjetėr e nė romane tė disave Adem Jashari nuk derdh lotė. Ky ėshtė dallimi im prej disave dhe kjo mėnyrė e shtjellimit romanin tim e afron tek lexuesi e lexuesi identifikohet me personazhin e romanit.

KOSOVA SOT: Keni diēka qė pritet tė botohet sė shpejti?
Reshat Sahitaj: E kam tė pėrfunduar njė roman qė titullohet “Dikur e dikund”, ku pėrsonazhi im ėshtė nė kėrkim tė vlerave artistike tė letėrsisė sonė. Po ashtu, i kam tė pėrfunduara dy komedi, njėrėn prej tyre pritėt qė nga fillimi i dhjetorit tė fillojė ta inskenojė Teatri Kombėtar, e tjetėn pres tė inskenohet nė ndonjė teatėr tjetėr tė Kosovės.

PAK TEKSTE TE MIRA KOMIKE

KOSOSVA SOT: Ēfarė tematike rreth komedia qė pritėt tė inskenohet nė Teatrin Kombėtar?
Reshat Sahitaj: Titulli i pėrkohshėm ėshtė “Frajerat” . Janė dy djem tė cilėt flasin rreth problemeve tė dashurisė. Njėri prej tyre shitėt se ka eksperiencė me vajza e tjetrit i mungon guximi. I pari e mėson tė dytin si duhet t’i paraqitėt vajzės nė diskotekė, nė rrugė , si duhet t’ia fillon puthjes se parė...

KOSOVA SOT : Po komedia tjetėr?
Reshat Sahitaj : Kėtė e kam ndėrtuar vetėm nė dy personazhe. Trajtohet jeta bashkėshortore ku fillojnė grindjet ndėrmjet burrit dhe gruas. Nė fillim zėnkat fillojnė pėr diēka shumė tė vogėl e me zhvillimin e dialogut ngritėt tensioni mes burrit dhe gruas. Sa mė shumė qė tjetri kėrkon sqarime aq mė shumė nxehet situata, dhe vjen deri tė rrahja. Nga njė moskujdes i imėt fillojnė grindjet e mėdha dhe dalin ne shesh problemet e jetės sė tyre ku secili ne mėnyrėn e vet dėshiron ta tregon superioritetin ndaj tjetrit. Jam i bindur se qė tė dyja komeditė do tė zgjojnė interesim tė publiku dhe salla e teatrit do te jetė e mbushur. Publiku do tė identifikohet me ndonjėrin prej personazheve tė komedisė, sepse e kam trajtuar jetėn e pėrditshme tė rinisė nė tė parėn dhe jetėn e ēiftit bashkėshortor ne dytėn. Suksesi i komedisė varėt nga loja e aktorėve dhe koncepti regjisorial e jo nga unė.

KOSOVA SOT: Ē’ju shtyni tė shkruani edhe komedi?
RESHAT Sahitaj: Ju e dini se unė rregullisht shkruaj kritikė pėr teatėr. Gjatė shikimit tė pjesėve teatrale qė janė luajtur tek ne vitet e pasluftės ende nuk kam hasur ne njė tekst tė mirė komik. Ne shumicėn e teksteve personazhet janė groteskė e ekzagjeruar. Temat janė shkruar vetėm sa pėr tė marrė honorarin dhe janė shkruar nė shpejtėsi. Ne mesin e kėtyre teksteve ka pasur edhe aty-kėtu ndonjė komedi tė mirė, por janė pak. Mė kujtohet qė dikur tekstet e Ymer Shkrelit i mbushnin sallat e Kosovės e sot nuk e kemi njė tekst tė tillė.
Nderim pėr tė gjithė ata qė kontribuan nė kulturė

KOSOVA SOT: Mund tė na thoni diēka mė shumė rreth ciklit tė portreteve tė artistėve qė keni filluar t’i botoni ēdo te shtune ne “Kosova sot”?
Reshat Sahitaj: Kėtė lloji profilesh tė kėngėtarėve, regjisorėve, aktorėve, moderatorėve etj, e kam filluar vetėm pėr njė qėllim. Nė kulturėn tonė ekziston njė numėr i madh artistėsh qė tėrė jetėn kanė kontribuar nė zhvillimin dhe evoluimin e artit, por kam pėrshtypjen se kėtyre personaliteteve kurrė nuk iu ėshtė dhėnė merita e duhur. Nė shumicėn e rasteve ne sikur jemi mė shumė tė destinuar t’i zhvlerėsojmė se sa t’i vlerėsojmė krijuesit tanė. Kam pėrshtypjen se ēdo gjė ka filluar prej nesh dmth “prej meje” e kurrė nuk e pranojmė vazhdimėsinė. Ēdo gjė ndėrpritet aty ku tjetri e fillon. Kjo nuk ndodh askund ne botė. Pra, qėllimi im ėshtė qė tė bėjė njė lloji nderimi tė gjithė atyre qė kontribuan dhe kontribuojnė nė tė arriturat kulturore. Nga kjo nuk duhet tė nėnkuptohet se unė kam kompetenca pėr vlerėsime tė tilla, por unė artistin e vlerėsoj nga kėndi im. Mirėpo, nė anėn tjetėr, pėr ta zhvlerėsuar dikush njė artist, qė unė e vlerėsoj, ai duhet tė mė argumentojė me prova tė kundėrta. Nė Kosovė jemi topitur nga zhvlerėsimet. Tė mėsohemi njėherė edhe me vlerėsime konstruktive. Ky do te ishte mesazhi im i kėtij cikli tė ri, qė botohet ne saje tė kujdesit tė veēantė tė Zonjės Margarita Kadriu, sė cilės i falėnderohem shumė.

LA POLITIKĖN DHE IU PĖRKUSHTUA KULTURĖS



Reshat Sahitaj ka lindur mė 1952 nė fshatin Sopi tė Therandės. Ka njė veprimtari letrare, kulturore dhe atdhetare.

Pėr shkaqe politike, autori qe i detyruar tė largohej mė 1979 nga Kosova dhe tė vendosej nė Belgjikė.
Atje ishte ndėr organizatorėt e shumė demonstratave kundėr terrorit serb nė Kosovė.
Me 1983 emėrohet sekretar pėr marrėdhėnie me jashtė nė Komitetin e Mbrojtjes sė tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, bashkė me Behare Rexhepin dhe Gani Azemin dhe Fitim Pagarushėn qė kryetar ishte Enver Hadri.

Pas vrasjes sė Enver Hadrit, vazhdon veprimtarinė politike nė Byronė Informative tė Republikės sė Kosovės deri nė pėrfundim tė luftės nė Kosovė. Ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė miratimin e tė gjitha rezolutave pėr Kosovėn nė Parlamentin Europian qė nga viti 1989 deri mė 1998.
Reshat Sahitaj ishte ndėrmjetėsues i kontakteve tė para diplomatike nė mes shumė personaliteteve kosovare nga jeta politike nė Parlamentin Evropian dhe Senatin Belg.

Me shkrime ėshtė prezantuar qė nė vitin 1970. Po ashtu ai ka interpretuar edhe nė disa drama, radiodrama dhe filma.


Kontributi nė skenė
Reshat Sahitaj ka interpretuar nė teatėr dhe filkm: nė dramėn “Sfinga e gjallė”, nė regji tė Sefo Beta Krasniqit, 1977; “Vdekja e Gjergjezit”-radiodramė pėr RTP,1978; “Rropullari”- film televiziv i RTP-sė, 1978; “Procesi” – autor Jusuf Gėrvalla, film televiziv 1984; “Prilli i thyer”- film franko-amerikan, Francė 1986; “AD” –film ne regji tė Isa Qosjes, ku luajnė Iliri Shaqiri e Reshat Arbana, 1997; “Zemėr e vetmuar”- seri televizive TV21,2004; “Krim pa krisma” –film nga Halil Budakova.
Reshat Sahitaj der mė tash ka botuar kėto libra: “Rojtari i Shqipėrisė sė harruar” –tregime, 1982; “Rruga pa kthim”-roman ,1983; “Mali i ndaluar”- roman , 2003; “Ėndrra e nuses”- tregime, 2004; “Jeta e dyfishtė”- roman, 2005; “7 Minutat e fundit”- roman, 2007;

Autor i emisionit letrar “ Labirintet e fjalės” RTK 2006

Autor i filmave dokumentar:
“Atdheu mbi tė gjitha”
“Kosova ėshtė gjaku ynė qė nuk falet”
“Miftar Hasani-legjendė apo realitet...? “ etj

Admin
Admin

Posts : 12
Joined : 27 Dec 2007

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


Post new topic   Reply to topic

Permissions of this forum:

You can reply to topics in this forum